Rama uron besimtarët e krishterë: Festë të bekuar për Fjetjen e Hyjlindëses Mari

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët e krishterë në të gjithë vendin për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari.
“Dita e shenjtë e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë. Për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, një festë të bekuar”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Fjetja e Hyjlindëses Mari kremtohet sot në të gjithë Shqipërinë, me shërbesa të shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari pritet të presin gjatë ditës besimtarë dhe pelegrinë.
/k.s/j.p/r.e/