E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti vjetor i IMT, Sulaj Do vijojmë deri në lirimin e çdo hapësire publike

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës  Blendi Sulaj  është shprehur I vendous për vijimin e lirimit të hapësirave publike në kryeqytet. 

“Ne do ta ccojmë përpara lirimin e çdo hapësire publike që është zënë dhe që mund të ketë mbetur në Kryeqytet. Aq sa ka mbetur do ta vazhdojmë së bashku  lirimin e çdo hapësire publike. Prandaj ccdo qytetar  mos të mendoj qe puna jonë ka mbaruar , por ne jemi çdo ditë në teren”

Gjatë raportit vjetor të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Sulaj shtoi  se strukturat e IMT do të jenë mirëkuptues edhe ndaj bizneseve që operojnë pranë këtyre platformave, me qëllim krijimin e një klime të qetë bashkëjetese.

“Kemi pasur shumë kujdes që të jemi mirëkuptues me biznesin sepse nuk është fryma për të dëmtuar port ë ndihmuar biznesin dhe duke respektuar dhe komunitetin që jeton aty”

Sipas nënkryeatrit të bashkisë Tiranë, hapsirat do rikthehen në lulishte dhe vende rekreative për kryeqytetin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›