Ratifikohet marrëveshja për Planin e Rritjes, zhbllokohen miliona euro për Kosovën

PRISHTINË, 13 shkurt /ATSh/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 104 vota pro, asnjë kundër dhe pesë abstenime kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.
Nga kjo ujdi, Kosova u tha se do të përfitojë 882 milionë euro, ku 253 milionë euro janë në formë granti nga BE-ja.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se me hyrjen në fuqi të marrëveshjes do të disbursohen nga BE-ja shtatë për qind e mjeteve, apo 62 milionë euro.
“Në kuadër të këtij plani apo marrëveshjeje parashihet që Kosova të përfitojë një pako prej 882 milionë eurove, që është alokimi më i lartë sesa të gjitha shtetet, në raport produktin bruto vendor. Kjo mbështetje financiare vjen në formë një e treta si grant, apo 253 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër, 629 milionë euro, është në formën e kredisë”, tha ai.
Partitë e opozitës e përkrahën këtë marrëveshje. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se dëshirojnë që këto mjete financiare mos të shkojnë në një destinacion që me pas përfitime anësore
“Ne dëshirojmë që këto para mos të shkojnë në një destinacion që me pas përfitime anësore por me ditë paraprakisht”
/KosovaPress//r.e/