Redon Xhixha qetëson Klafuriç, golashënuesi bardheblu i gatshëm ndaj Teutës

Rikthimi i Redon Xhixhës është lajmi pozitiv për stafin teknik në prag të përballjes me Teutën. Sulmuesi është rikthyer në stërvitje me grupin, duke lënë pas problemet fizike që e kanë mbajtur për një periudhë jashtë fushave të blerta. Kështu, ai do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin në sfidën e radhës ndaj durrsakëve, ku pritet të shtojë forcën dhe opsionet në repartin ofensiv.
Ndryshe paraqitet situata për Bernard Berishën. Dëmtimi do ta lërë futbollistin jashtë këtij takimi, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse do të mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e ardhshme. Gjendja e tij do të monitorohet nga stafi mjekësor gjatë ditëve në vijim.
Një tjetër mungesë e konfirmuar për trajnerin është ajo e Ardit Krymit. Mesfushori nuk do të jetë në dispozicion për shkak të pezullimit, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.
Në këtë mënyrë, tekniku duhet të bëjë llogaritë me dy mungesa të rëndësishme për duelin me Teutën, por rikthimi i Redon Xhixhës përbën një përforcim të vlefshëm për skuadrën në prag të kësaj përballjeje.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb