Reflektohen në pikat e shitjes së karburantit çmimet e vendosura nga Bordi i Transparencës

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Çmimet e vendosura sot nga Bordi i Transparencës janë reflektuar në pikat e shitjes së karburantit në kryetqytet.
Sipas një vëzhgimi të kryer nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, tabelat e publikuara nga kompanitë tregojnë qartë çmimet e reja për naftën dhe benzinën, në përputhje me vendimet e Bordit.
Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës, të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Në mbledhjen e sotme të Bordit të Transparencës, u diskutua lëvizja e çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina është ulur me -3.35 $/ton dhe Gazoili është ulur me -7.1 $/ton nga data 25.03.2026, u vendos që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
1 nga 2/gj.m/r.e/a.f/