E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma territoriale, këshilli bashkiak i Përrenjasit votë unanime kundër bashkimit me Librazhdin

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Këshilli bashkiak i Përrenjasit votoi sot në unanimitet kundër bashkimit me bashkinë e Librazhdit.

Nga 17 anëtarët e pranishëm në mbledhjen e thirrur për t’u shprehur për Reformën Territoriale, 17 votuan kundër, pa asnjë kundërshtim.

Në këtë mbledhje gjithashtu u bë publik raporti i dëgjesave me qytetarët. Nga 400 qytetarë të pranishëm në konsultimet publike, 398 u shprehën kundër bashkimit me Librazhdin dhe 2 u shprehën pro.

Drafti i propozuar nga mazhoranca për reformën Administrativo-Territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes ose bashkimit të 15 bashkive ekzistuese me ato fqinje. Ndërkohë opozita e kundërshton ndarjen e re territoriale, duke e cilësuar procesin të njëanshëm.

Votimi i hartës së re territoriale në Kuvend është parashikuar në seancën plenare të datës 8 tetor.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›