E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore KukanKoha fluturon zgjedhjet afrohen

BRUKSEL- Shefi i qeverise Sali Berisha dhe Zevendes- Kryeministri Edmond Haxhinasto do te jene ne Bruksel te enjten. Ndersa kryetari i PD do te marre pjese si vezhgues ne takimin e zakonshem te Partive Popullore Europiane qe i paraprin samitit europian te krereve te shteteve dhe qeverive europiane Ministri i Jashtem pritet te takohet me Komisionerin per zgjerim Stefan Fule dhe kreun e Delegacionit per Ballkanin ne Parlamentin Europian Eduard Kukan.

I pyetur nga TCH Kukan shpjegon se ku do te fokusohet biseda e tij me ministrin per Shqiperine. Thirrja ime ndaj tij do te jete se ne po presim me shume raportime. Koha po fluturon zgjedhjet po afrohen. Ne lidhje me reformen zgjedhore e cila po vazhdon prej nje kohe kaq te gjate rekomandimet e ODIHR duhet te perfshihen ne legjislacion dhe ligjet duhet te jene rezultat i dialogut te partive politike. Vetem atehere do t jete e besueshme se mund te presim zgjedhje te mira ne Shqiperi. Por reforma zgjedhore nuk eshte kushti i vetem. Ju e dini qe jane hetimet e ngjarjeve te 21 janarit votimi i ligjeve me shumice te cilesuar ne parlament te gjitha keto pra tha Kukan.

I pyetur per akuzat e ndersjellta mes paleve per bllokimin e reformes zgjedhore Kukan perseriti mesazhin e tij per klasen politike.
Dialogu perbehet nga dy partnere. Nese ata akuzojne njeri tjetrin une nuk dua te mbroj ndonjeren pale por ne po perserisim kaq e kaq here se te dy palet duhet te bien dakort. Ky eshte mesazhi politik qe une do ta perseris gjithnje dhe nuk do te mbaj asnje ane. Nese ka shkelje serioze atehere ndryshon puna por ashtu sic jane gjerat ne kete moment une do te thoja se ata duhet te mesojne te jetojne ne paqe normalisht duke dialoguar jo duke hedhur akuza duke ndryshuar kulturen politike shtoi Kukan.

Ecuria e vendit ne 12 prioritetet kyce dhe dialogu konstruktiv politik pritet te perbejne temen kryesore te bisedes edhe me Komisionerin Fule me te cilin Ministri do te drekoje rreth ores 13 jashte ambjenteve te Komisionit.

Nje dite me pare Komisioneri per zgjerim perseriti se si statusi kandidat edhe celja e bisedimeve per anetaresimin e vendit ne BE varen nga zbatimi i ketyre kritereve.
sg/Arta Tozaj Topchannel/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›