E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari i kerkuar kapetne SHBA per grabitje bankash

NEW JERSEY SHBA - Nje shqiptar nga qyteti i Pukes i kerkuar per vrasje ne Shqiperi u arrestua dje ne Upper East Side ne lidhje me dy grabitje bankash ne New Jersey nga te cilat ka perfituar rreth 500 mije dollare bene te ditur autoritetet amerikane.

Kishim kohe qe e ndiqnim. Ishte i veshtire per tu kapur i tha nje burim brenda FBI-se gazetes New York Post ne lidhje me 26-vjecarin Shpend Mazari. Ai e mbante celularin te fikur dhe e ndizte ate vetem per periudha kohore shume te shkurtra shtoi i njejti burim.

Mazari ishte shpallur ne kerkim nga Interpoli per nje vrasje te kryer ne Shqiperi ne vitin 2004. Ai eshte akuzuar zyrtarisht dje nga nje gjykate federale e New Jersey vetem per hyrje te paligjshme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nderkohe qe po hetohet ne lidhje me grabitjet ne banka.
im/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›