Reformimi i RTSH-së – Nisin trajnimet me ekspertët e rrjetit evropian të televizioneve publike

Radio Televizioni Shqiptar vijon procesin e reformimit institucional nën udhëheqjen e European Broadcasting Union (EBU). Pas prezantimit të raportit për transformimin e transmetuesit publik, ekspertët e EBU kanë nisur trajnimet dhe takimet e para me stafin e institucionit.
Në këto sesione pune kanë marrë pjesë edhe drejtues të Departamentit të Programeve, kryeredaktorë dhe redaktorë të Radio Televizioni Shqiptar.
“RTSH ka hartuar propozimin e saj strategjik në vitin 2025 dhe ne u ftuam për të ndihmuar në vlerësimin e gjendjes aktuale. Në nëntor të 2025, vizituam RTSH dhe zhvilluam diskutime, intervista dhe takime me stafin, për të identifikuar se çfarë funksionon mirë, çfarë ka nevojë për përmirësim dhe sfidat e ardhshme që duhen adresuar. Tani jemi kthyer, prezantuam gjetjet tona përmes një rishikimi të shpejtë dhe aktualisht po zhvillojmë një workshop për të planifikuar fazat e ardhshme të transformimit. Së bashku me stafin e RTSH po hartojmë planin e zhvillimit të transformimit. Ne kemi kryer këtë lloj aktivitetesh edhe me transmetues të tjerë publikë brenda Unionit Europian të Transmetuesve. Nga përvoja jonë, kjo mbështet dhe kontribuon në zhvillimin dhe transformimin e transmetuesve publike”, u shpreh ekspertja e EBU, Dr.Natalia Beregoi.
Trajnimet synojnë prezantimin e praktikave më të mira europiane në menaxhimin e programeve dhe në organizimin editorial, me qëllim forcimin e standardeve profesionale dhe përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes.
/rtsh.al/