E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi fillestar i pronave në Piqeras, Tavo: E nevojshme prania fizike e qytetarëve

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Bashkia Himarë njofton të gjithë banorët dhe pronarët e pasurive në fshatin dhe zonën e Piqerasit se, në kuadër të procesit të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme, është e nevojshme prania e tyre fizike për vijimin dhe përfundimin e procedurave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK).

Për këtë arsye, Bashkia u bën thirrje të gjithë personave të interesuar të jenë të pranishëm fizikisht dhe të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e ASHK-së, në mënyrë që të kryhen verifikimet e nevojshme në terren dhe të mundësohet përfundimi sa më shpejt i procesit të regjistrimit.

“Ky proces është me rëndësi të veçantë për formalizimin dhe regjistrimin përfundimtar të pasurive, ndaj kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë banorëve të zonës”, ka deklaruar kryebashkiaku Vangjel Tavo.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›