E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rekord historik nga Elon Musk – Pasuria e tij kalon kufirin prej 500 miliardë dollarësh

Elon Musk ka shënuar një tjetër rekord historik, duke u bërë njeriu i parë në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë. Sipas revistës prestigjioze “Forbes”, pasuria e tij arriti në 500.1 miliardë dollarë, përpara se të zbresë lehtë gjatë pasdites. Kjo rritje marramendëse lidhet kryesisht me vlerën në rritje të kompanisë “Tesla”.

 Por jo vetëm kaq edhe “SpaceX” dhe “xAI”, dy kompani të tjera të Muskut, kanë parë një ngritje të ndjeshme muajt e fundit. Ai vijon të jetë padiskutim njeriu më i pasur në glob, me një diferencë të madhe nga ndjekësit.

Në vendin e dytë ndodhet Larry Ellison, themelues i “Oracle”, me rreth 350.7 miliardë dollarë. Ellison për pak ia kaloi Muskut muajin e kaluar, kur aksionet e “Oracle” patën një rritje të fortë. Por dominimi i Musk u rikthye shpejt dhe me forcë. Pasuria e tij lidhet ngushtë me mbi 12 për qind të aksioneve në “Tesla”.

Vetëm këtë vit, vlera e tyre është rritur ndjeshëm në tregjet financiare. Ekspertët thonë se vizioni i Muskut për teknologjinë dhe të ardhmen është çelësi i këtij suksesi. Ai mbetet figura më e komentuar në botën e biznesit dhe inovacionit.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›