E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e borës, Policia apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës

Reshjet e borës, të cilat nisën të dielën (23 nëntor), kanë bërë që Policia Rrugore të rrisë prezencën në akset rrugore. Përmes një komunikimi të posaçëm, Policia e Shtetit u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve, që të bëjnë kujdes gjatë përshkimit të rrugëve.

Në terren janë shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ardhjen në ndihmë të përdoruesve të rrugës në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me entet pronare të rrugëve dhe me firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Gjithashtu, për të gjithë drejtuesit e mjeteve kërkohet të rrisin kujdesin në të gjitha akset rrugore, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›