E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump: Udhëheqja e Ukrainës, zero mirënjohje për përpjekjet e SHBA për t’i dhënë fund luftës

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se udhëheqësit e Ukrainës kanë treguar “zero mirënjohje” për përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump përsëriti pretendimin e tij se lufta nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte president në vitin 2022, në vend të Joe Biden, të cilin ai e akuzon si një udhëheqës të dobët.

“Udhëheqja e Ukrainës nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. unë trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbës për të gjithë, veçanërisht për miliona njerëz që kanë vdekur kaq pa nevojë“, shkruan Trump.

Komentet e Trump erdhën pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kishte një mirëkuptim se plani prej 28 pikash i propozuar nga SHBA mund të marrë parasysh interesat kombëtare të Ukrainës. Udhëheqësit evropianë kanë kritikuar planin, i cili konsiderohet gjerësisht si i favorshëm për Rusinë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›