E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth

Reshjet e dëborës kanë mbuluar aksin rrugor Bogë-Theth, në zonën e Qafë Thorës.

Reshjet kanë qenë me intensitet të larë, çka ka sjellë edhe mbulimin e gjithë zonës me dëborë.

Borëpastrueset janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës kryesore.

Deri më tani, nuk ka raportime për bllokim të banorëve në zona më të thella, ndërsa autoritetet ndodhen në terren./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›