E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e dëborës në Panarit, vijon puna për hapjen e plotë të rrugës

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo bëri publike situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit në zonën e Panaritit.

Kryebashkiaku tha se, në kuadër të situatës së krijuar prej reshjeve të konsiderueshme të dëborës, mjetet dhe punëtorët kanë qenë gjatë gjithë kohës aktivë në terren dhe kanë vijuar punën për garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë së banorëve.

Aktualisht situata është nën kontroll, nuk ka probleme si dhe vijon puna për hapjen e plotë të rrugës.

Gjithashtu situata në Panarit po monitorohet vazhdimisht nga strukturat përkatëse.

1 nga 4

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›