Reshjet zbuluan problematika në Gjirokastër – Bordi i Kullimit nxjerr pikat ku do të ndërhyhet për të shmangur përmbytjet

Pas reshjeve të ditëve të fundit, Drejtoria e Bordit të Kullimit në Gjirokastër ka evidentuar në terren pikat më problematike që kërkojnë ndërhyrje emergjente, për të shmangur përmbytjet e tokave bujqësore gjatë ditëve me reshje intensive.
“Problemin e kemi tek zona e fshatit Dervican, kërkohet të bëhet një mbrojtje nga ana e lumit Drino. Por kemi ndërhyrë edhe në tregun agro ushqimor i cili dh3e ai kërkon rehabilitim”, u shpreh Niko Lici, Përgjegjës në Drejtorinë e Bordit të Kullimit në Gjirokastër.
Për vitin e ardhshëm, janë parashikuar 10 projekte që do të përforcojnë sistemet e kullimit dhe do të reduktojnë rrezikun e përmbytjeve.
“Gjithsej kemi të përgatitura vlerësim paraprak 10 projekte të cilat i kemi dërguar për çeljen e fondeve. Po merren masa për ti çelur sa më shpejt këto fonde dhe të filloj rehabilitimi”, tha ai.
Autoritetet lokale nënvizojnë rëndësinë e ndërhyrjeve të shpejta dhe paralajmërojnë fermerët për kujdes të shtuar gjatë periudhave me reshje të dendura. Investimet e reja synojnë të mbrojnë prodhimin bujqësor dhe të ruajnë tokat nga dëmet e ujërave.
/rtsh.al/