E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shiroka pajiset me korsi biçikletash – Qytetarët: Investim i duhur, pedalojmë më të sigurt

Rruga drejt Shirokës mund të aksesohet më lehtë. 3.5 km korsi dhe trotuar për këmbësor kanë përmirësuar imazhin e këtij aksi. Qytetarët shprehen se pedalojnë më të sigurt me përmirësimin e infrastrukturës.

Korsia e re e cila ndan pedalimin nga këmbësoret ka bërë që qytetarët të ndjehen më të sigurt.

“Me korsinë e biçikletave është shumë lehtë dhe mirë”, u shpreh një qytetar.

“Jemi të kënaqur me rrugën”, tha një tjetër qytetare.

Ky projekt nuk është vetëm përmirësim në infrastrukturë por mundësi për vendas e të huaj, për më shumë ecje, ajër të pastër dhe peizazh piktoresk duke i dhënë një tjetër hov aksesimit drejt Shirokës turistike.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›