E Martë, 3 Nëntor 2026

Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për të kaluar pushimet: Shqipëria me amerikanë

View this post on Instagram

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Ish i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po shijon pushimet verore në Shqipëri.

Grenell ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lundruar me anije në ujërat shqiptare.

Ai ka shkruar “Shqipëria me amerikanë”, duke lënë të kuptohet se ndodhet në Shqipëri me miq nga SHBA.

Më herët edhe vajza e Presidenti të SHBA, Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner përzgjodhën rivierën shqiptare për të kaluar pushimet e tyre.

1 nga 4

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›