Rikthehet “Il trovatore” në TKOB, në skenë pas një mungese të gjatë, edhe tenori i njohur Josif Gjipali

Nga sonte, për tre net me radhë, skena e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit rikthen dramën e një prej kryeveprave më të mëdha të repertorit botëror “ Il trovatore” të Giuseppe Verdit. Ndërthurja e dashurisë, xhelozisë dhe hakmarrjes, e bën edhe më tragjike historinë e Manricos dhe Leonorën.
Kjo shfaqje , e cila prej premierës së saj e ka patur në vitin 1853, në Tiranë risjell një nga emrat më njohur të skenës operistike, tenorin me famë ndërkombëtar Josif Gjipali, që vjen nën petkun e personazhit të Manricos.
Dhe për Enkelejda Shkozën, e cila karrierën e saj e ka të zhvendosur në Itali, interpretimi përpara publikut shqiptar i shton emocionet e mbi të gjitha edhe përgjegjësinë.
E vendosur në Spanjën e trazuar të shekullit të 15-të, me linjën muzikore të fuqishme të Verdit, me ariet e njohura dhe me tensionin dramatik të historisë, “Il Trovatore” pritet të sjellë një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik të Tkob./vizionplus.tv