E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthim ne shtepi The Economistshkruan per emigrantet shqiptare

Te tjera rreth shkrimit The Economist E perjavshmja The Economist shkruan per krizen ekonomike qe ka goditur Greqine nga nje kendveshtim pak ndryshe nga ai i zakonshmi. Kriza ekonomike e perjetuar nga emigrantet shqiptare te cilet kane ndertuar jeten ne shtetin Helen.

Eshte koha e drekes dhe shkollat e Selanikut zbrazen nga femijet. Ne pritje te prinderve flasin gjthe zell me mesuesen e tyre Valbona Hystuna. Te rriturit flasin Shqip ndersa femijet flasin greqishte me njeri tjetrin. Shume nga te rinjte nuk kane njohuri mbi Shqiperine. Por kriza ekonomike ne Greqi po detyron familjet e tyre te kthehen ne shtepite e tyre ne Shqiperi.

Censusi i fundit i zyres se statistikave ne Shqiperi llogariti rreth 2.8 milion banore ne vend disa qindra mijera me pak se pritej dhe 7.7 me pak se nje dekade me pare. Besohet se 1.4 milion kane emigruar ne 20 vitet e fundit me shume se gjysma ne Greqi. Por Shqiptaret e mbetur te papune kane filluar tashme te kthehen. Shume burra qe kane punuar me pare ne sektorin e ndertimeve i cili ka ndaluar pothuajse plotesishte ne Greqi.

Ka shume gojedhena per rikthimin e shqiptareve ne shtepite e tyre por shume pak statistika. Ministi i jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto thote se vetem pak jane rikthyer. Gje qe kundershtohet nga zonja Hystuna e cila thote se shume njerez jane rikthyer dhe te tjere planifikojne te bejne te njejten gje. Ne te shkuaren shume shqiptare kane jetuar dhe punuar ne Greqi ne menyre ilegale por tashme shume prej tyre kane leje qendrimi te rregullt. Ata qe humbin punet e tyre humbin edhe lejen e qendrimit duke u detyruar te kthehen ne shtepite e tyre ose te qendrojne ne Greqi ilegalisht.

Pjesa derrmuese e shqiptareve jane integruar mire. Femijet e tyre flasin me mire greqishten se shqipen do te nevojiten leksione ne shqip para se te kthehen.

Dergesat e parave nga ana e emigranteve ne vendet e tyre kane qene gjithmone te veshtira per tu llogaritur. Por duket se dergesat jane ne renie te theksuar. Ne vitin 2007 emigrantet kane derguar ne shtepi rreth 950 milion euro. Ne vitin 2010 dergesat u kontraktuan ne 690 milion euro tremujorin e pare te vitit 2011 ato ishin 475 milion euro. Ne vitin 2009 dergesat perbenin 9 te GDP-se se Shqiperise. Gjithsesi ekonomia ende nuk ka shkuar ne recesion si ajo e Greqise.

Shume shqiptare ne Greqi kane transferuar kursimet e tyre ne banka ne Shqiperi nga frika se gjendja ne Greqi mund te perkeqesohet me teper. Shume kompani greke kane transferuar aktivitetet e tyre ne Shqiperi te cilat drejtohen nga shqiptaret qe kane punuar me pare per to ne Greqi. Por sa me shume shqiptar te kthehen mbrapa aq me te rralla do behen punet. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›