E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi Qeveria licensonllotarine kombetare

Te tjera rreth shkrimit Mbrojtja shet avionet kineze TIRANE ndash Qeveria miratoi sot vendimin Per miratimin e kritereve te vleresimit te gares te dokumenteve standarde dhe struktures se Komisionit te Vleresimit te Aplikimeve per dhenien e licences per lotarine kombetare.

Sipas vendimit te zbardhur ne faqen online te qeverise eshte zhvilluar nje konsulence e gjere mbi standarde evropiane me eksperte te Shoqates Europiane te Lotarise Kombetare dhe te Shoqates Boterore te Lotarise. Ai percakton kriteret dhe standardet me te larta ne vleresimin e aplikimeve per dhenien e licences per lotarine kombetare ne perputhje me standardet per ushtrimin e lojerave te fatit te percaktuara nga Shoqata Boterore e Lotarise dhe Shoqata Europiane e Lotarise.

Gjate diskutimit te ketij vendimi kryeministri Berisha sugjeroi qe nje perqindje e te ardhurave nga ky aktivitet te perdoren per te siguruar fonde per te mbeshtetur sportet talentet e reja dhe te semuret me neoplazi.

VENDIMI I PLOTE I QEVERISE

PER
MIRATIMIN E KRITEREVE TE VLERESIMIT TE GARES TE DOKUMENTEVE STANDARDE DHE STRUKTURES SE KOMISIONIT TE VLERESIMIT TE APLIKIMEVE PER DHENIEN E LICENCES PER LOTARINE KOMBETARE

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te pikes 2 te nenit 27 te ligjit nr.10 033 date 11.12.2008 Per lojerat e fatit te ndryshuar me propozimin e ministrit te Financave Keshilli i Ministrave
V E N D O S I
1. Miratimin e kritereve te vleresimit te gares te dokumenteve standarde dhe struktures se Komisionit te Vleresimit te Aplikimeve per dhenien e licences per lotarine kombetare sipas tekstit qe i bashkelidhet ketij vendimi dhe eshte pjese perberese e tij.
2. Ngarkohet Ministria e Financave per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren zyrtare.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›