E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinis seanca, arrihet dakordësia/ Drejtuesit e institucioneve të drejtësia sot para deputetëve

Ka rinisur seanca në Kuvend ku këtë të hënë është parashikuar të raportojnë krerët e institucioneve të drejtësisë.

Gazetari Andon Kello, tha për ABC Neës se është arritur një marrëveshje mes palëve në seancë, PS e PD për mëyrën se si do të kryhen pyetjet për drejtuesit e drejtësisë.

Sipas marrëveshjes së dakordësuar, pas raportimit, pyetjet e dorëzuara me shkrim do të lexohen nga drejtuesi i seancës, dhe pas përgjigjes, deputeti do të ketë 2 minuta kohë për debat, apo pyetje tjetër ndaj kreut të institucionit të drejtësisë.

Marrëveshja u arrit pak më parë, në mbledhjen e krerëve të grupeve parlamentare, pas ndërprerjes së seancës plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›