E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqet në lumin Fan i Vogël, ndërron jetë 49-vjeçari në Mirditë

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Fan i Vogël.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, viktima është identifikuar si shtetasi M. K., banues në fshatin Ndërfushas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të datës 20 tetor 2025, teksa ai ishte duke u kthyer në banesën e tij.

“Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti tragjik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›