Rrëshqitje masive dheu, izolohen disa fshatra në Dardhas

Si pasojë e reshjeve të dendura, janë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut në aksin rrugor që lidh qendrën e Njësisë Administrative Dardhas, Bashkia Pogradec, me aksin nacional, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin dhe izoluar disa fshatra.
Strukturat e Emergjencave Civile dhe forcat e Bashkisë Pogradec ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, si dhe po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe hapjen e rrugës në kohën më të shpejtë të mundshme.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të mëtejshëm.
/rtsh.al/