E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth 1200 banesa të dëmtuara në zonën e ish-Kënetës, vijon vlerësimi për pasojat e përmbytjeve në Durrës

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga përmbytja e 6 janarit në qytetin e Durrësit, por gjurmët e saj janë ende të dukshme në zonën e ish-Kënetës. Dhjetëra familje janë ende në proces rikuperimi, ndërsa dëmet në banesa dhe orendi mbeten të konsiderueshme.

Sipas banorëve, “përmbytjet e përsëritura shkaktohen nga kanalizimet e ngushta dhe bllokimi i kolektorëve të ujërave të larta, problem që, sipas tyre, nuk është zgjidhur prej vitesh”.

Ndërkohë, në zonën e prekur vijon procesi i verifikimit të dëmeve nga autoritetet vendore. Burime nga Njësia Administrative numër 6 bëjnë të ditur se deri më tani janë evidentuar rreth 1200 banesa të dëmtuara nga përmbytja.

Edhe pse nuk ka ende një afat zyrtar për përfundimin e këtij procesi, Bashkia siguron se verifikimi do të shtrihet në të gjitha banesat dhe bizneset e prekura, pavarësisht kohëzgjatjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›