E Diel, 1 Nëntor 2026

Probleme me zemrën, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm

Ndërron jetë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Repaj, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës mëngjesin e sotëm.

Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 09:40, i dënuari është dërguar për ndihmë mjekësore pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Repaj vuante dënimin për veprat penale “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “armëmbajtje pa leje”. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai kishte shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor dhe ishte trajtuar nga mjeku psikiatër.

Gjatë një kontrolli mjekësor të kryer në institucion nga mjeku Pajtim Hoxhaj, u konstatua se i dënuari kishte rrahje të ulëta të zemrës (bradikardi), çka bëri të nevojshëm transportimin e menjëhershëm në spital për trajtim të specializuar.

Megjithatë, gjatë ekzaminimeve në Spitalin Rajonal të Korçës, gjendja e tij u përkeqësua, duke kaluar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Prokuroria dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKKB).

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›