E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku nga karkaleci nuk është zbehur, specialisti: Fermerët të monitorojnë kulturat

Karkaleci vijon të jetë një nga dëmtuesit që kërkon vëmendje të shtuar në zonat bujqësore. Edhe pse këtë vit prania e tij në qarkun e Gjirokastrës është më e ulët krahasuar me vitet e mëparshme, specialistët kërkojnë që fermerët të mos neglizhojnë monitorimin e kulturave.

Sipas specialistit të bujqësisë, Balil Bineri, situata aktualisht paraqitet më e kontrolluar, por rreziku i përhapjes mbetet i pranishëm nëse nuk merren masa në kohën e duhur.

“Kontrollet në terren dhe reagimi i shpejtë ndaj rasteve të evidentuara konsiderohen të rëndësishme për të shmangur dëmet në prodhimet bujqësore”, thotë specialisti i bujqësisë.

Pavarësisht përmirësimit të situatës këtë vit, monitorimi do të vijojë përgjatë gjithë periudhës së zhvillimit të kulturave, me qëllim mbrojtjen e prodhimit bujqësor dhe parandalimin e humbjeve për fermerët.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›