Vijon zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë Krujë, ndërhyjnë edhe Forcat e Armatosura

Vijon për të tretën ditë zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e vatrave që mbeten ende aktive.
Për shkak të përmasave të zjarrit, gjatë ditës së sotme në operacion janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura. Me mjete të rënda, ato po transportojnë dhera dhe po ndërhyjnë për izolimin e vatrave, me qëllim shuarjen e plotë të flakëve.
Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së martës në vendgrumbullimin e mbetjeve, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit në zonën përreth dhe shqetësim për banorët e disa fshatrave.
/rtsh.al/