Rrëzohet ankimimi i Tares, mbetet në fuqi sekuestroja preventive për vilën dykatëshe

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar ankimin e paraqitur nga Igli Tare, duke lënë në fuqi vendimin për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj një vile dykatëshe, e cila sipas hetimit të SPAK rezulton të jetë në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Vendimi u shpall të hënën nga gjyqtarja Miliana Muça.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 18.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.T: “Ankim kundër vendimit Nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë e paluajtshme” dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, më datë 30.06.2026”.
/a.f/r.e/