E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Protesta degradoi në akte të dhunshme, Goxhaj dhe elementë kriminalë sulmuan policinë

TIRANË, 30 qershor /ATSH/Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi pas shoqërimit nga policia të protestuesit Dritan Goxhaj, duke deklaruar se protesta që nisi si një tubim paqësor degradoi në akte dhune.

Balla tha se Dritan Goxhajn dhe elementë kriminalë të përfshirë mes protestës sulmuan Policinë e Shtetit dhe institucionet demokratike.

“Opaaaaa i doli koka muhabetit. Ajo që nisi si një protestë paqësore e disa djemve dhe vajzave, të cilët dashurojnë flamingot, e më pas mori shtysë nga një akt dhune i dënueshëm, sot degradoi në një shfaqje barbare e linjës terroriste dhe kriminale aty.

“Dritan Goxhaj dhe elementë kriminalë të përfshirë mes protestës sulmuan sot Policinë e Shtetit dhe institucionet e zgjedhura demokratike”, shkruan Balla.

Balla theksoi më tej se ata që I kanë konsideruar si shaka aludimet për një ndërhyrje agresive të Iranit, po përballen me daljen në pah të së vërtetës.

“Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, po ndihet shumë i turpëruar ndërsa e vërteta po del në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale po shpërndahet”, tha Balla.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›