E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten çmimet e fruta-perimeve në Lezhë, shtrenjtimi i produkteve vë në vështirësi qytetarët

Pas karburanteve, rritja e çmimeve ka përfshirë edhe fruta-perimet në Lezhë. Brenda një kohe të shkurtër, në treg produktet bazë të konsumit janë dyfishuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse.

Sipas qytetarëve, çmimet janë të papërballueshme krahasuar me të ardhurat e tyre, duke i detyruar të kufizojnë blerjet e përditshme. Këtë situatë e konfirmojnë edhe vetë tregtarët, të cilët shprehen për një rënie të konsumit.

Rritja e menjëhershme e çmimeve në Lezhë po ndikon ndjeshëm në ekonominë e shumë familjeve, të cilat kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve, pasi kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për ta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›