Qeveria e Kosovës miraton çmimet tavan – Kurti: Pr.ligji do të mbrojë lirinë e tregut nga abuzimet

Ndërsa kabineti qeveritar miratoi pr.ligjin për çmimet tavan i njohur si projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut dhe ia kaloi për miratim Kuvendit, kryeministri Kosovës Albin Kurti tha ai legjislacion do të mbrojë lirinë e tregut nga abuzimet me rritjen e çmimeve
“Vjen si përgjigje e domosdoshme pasi qytetarët po përballen me rritje të çmimeve tanë e kanë përjetuar: rritje të papritura të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave për mbrojtje. Po mbrojme lirine e tregut nga abuzimi”, u shpreh Kurti.
Pas miratimit të pr.ligjit në qeveri, ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari Lila dha detaje se si do të zbatohet në praktikë projektligji. Ajo sqaroi se bordi i themeluar nga Kuvendi do të përcaktojë saktë listën e produkteve të cilave do t’u nën shtrohen mbikëqyrjes së çmimeve.
“Bordi i themeluar nga Kuvendi do të përcaktojë saktë një listë të produkteve për mbikëqyrjen e çmimeve, mbi të cilat nuk do të mund të tregtohet”, tha Kusari.
Pr.ligji për çmimet tavan u rikthye në kabinet, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte rrëzuar gjatë mandatit të kaluar qeveritar. Ai vjen në një kohë kur rritja e madhe e çmimit të karburanteve në vend ka nxitur frikën për rritje zinxhir të çmimeve, sidomos atyre të shportës bazë. Pas nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit, gjatë marsit, çmimi i një litri naftë në pikat e karburanteve në Kosovë arriti në gati 2 euro.
/rtsh.al/