Rritet me 12% përpunimi i mallrave në portin e Durrësit

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, porti i Durrësit ka shënuar një rritje të qëndrueshme në përpunimin e mallrave.
Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se vetëm në muajin shkurt, është regjistruar një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në total, dymujori i parë i vitit 2026 reflekton një rritje prej 5,4%, duke dëshmuar për një trend pozitiv dhe një intensifikim të aktivitetit në kalatat portuale.
Ky zhvillim pasqyron angazhimin për përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit operacional, në funksion të mbështetjes së shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
/m.m/a.f/r.e/