E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritje e bizneseve të reja, QKB: 45% më shumë në korrik

TIRANË 11 gusht/ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se në muajin korrik janë regjistruar 1843 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 45% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Regjistrimet e reja janë përqendruar kryesisht në tregti dhe riparim automjetesh, akomodim dhe shërbim ushqimor, shërbime profesionale dhe administrative, ndërtim,  teknologji dhe komunikacion.

Sipas QKB-së, ky rezultat tregon një besim të vazhdueshëm në klimën e biznesit në Shqipëri, si dhe reflektimin e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e procedurave të regjistrimit dhe lehtësimin e hapjes së bizneseve.

Ky trend rritjeje thekson gjithashtu tendencën drejt formalizimit të ekonomisë.

QKB mbetet e angazhuar për të ofruar shërbime transparente, efikase dhe të orientuara drejt nevojave të sipërmarrësve, duke krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e biznesit.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›