Rritje e kërkesës për energji gjatë sezonit, OSSH investime në rrjetin elektrik në Durrës

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka përfunduar punimet në disa akse të rëndësishme të rrjetit elektrik në qytetin e Durrësit, me qëllim forcimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.
Sipas njoftimit të OSHEE Group, punimet janë realizuar në zonat e Currilave, Sektorit Rinia dhe Plazhit të Adriatikut, ku gjatë sezonit veror rritet ndjeshëm kërkesa për energji elektrike për shkak të fluksit të pushuesve.
OSSH thekson se investimet e kryera synojnë rritjen e besueshmërisë së rrjetit të shpërndarjes dhe garantimin e një furnizimi sa më të qëndrueshëm me energji elektrike për banorët, bizneset dhe turistët në këto zona.
1 nga 3/e.xh/j.p/