E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritje e ndjeshme e eksporteve shqiptare, fermerët shqiptarë forcojnë prezencën në tregjet ndërkombëtare

Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare gjatë muajit gusht 2025 arritën në 34.455 tonë, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Kjo rritje dëshmon përkushtimin e fermerëve që punojnë çdo ditë për të sjellë produkte cilësore. Mbështetja e shtetit për sektorin bujqësor ka ndikuar në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Eksportet po shndërrohen në një motor të rëndësishëm ekonomik, duke sjellë të ardhura dhe zhvillim për komunitetet rurale.

Produktet shqiptare po njihen gjithnjë e më shumë si garanci e freskisë dhe e cilësisë së lartë.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›