Rruga Shirokë –Zogaj drejt përfundimit, investimi pritet të mbyllet para sezonit turistik

Punimet për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj – deri në pikën kufitare me Malin e Zi po vijojnë me intensitet dhe pritet që i gjithë investimi të përfundojë përpara nisjes së sezonit turistik
Përveç zgjerimit të rrugës deri në 11 metra gjerësi, projekti parashikon edhe ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën shoqëruese duke I dhënë zgjidhje problemit të furnizimit me energji elektrike për fshatin Zogaj, si dhe kanalizimeve.
Rruga Shirokë – Zogaj- pika kufitare Skie, konsiderohet një nga investimet infrastrukturore strategjike në veri të Shqipërisë.
Ky aks krijon një lidhje të re ndërkufitare me Malin e Zi dhe pritet ta kthejë Shkodrën në një nyje të rëndësishme të zhvillimit rajonal dhe turistik. Përveç lehtësimit të qarkullimit, projekti pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/