E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrugorja e Tiranës vendos 169 gjoba për shkelje të drejtuesve të automjeteve dhe monopatinave

Efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë prej ditësh kanë intensifikuar kontrollet për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e monopatinave.

Nga të dhënat e bëra publike, bëhet me dije se shkeljet janë thuajse të njëjta si nga drejtuesit e monopatinave ashtu edhe nga ata të automjeteve.

Në 48 orët e fundit, 41 masa administrative janë dhënë ndaj drejtuesve të automjeteve që tentuan të futeshin në autostradë, pa respektuar radhën, duke penguar kështu qarkullimin normal.   

71 masa administrative ndaj drejtuesve të monopatinave që qarkullonin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten dhe të tjerët. 

57 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve me xhama të zinj, të vënë pa autorizimin përkatës. 

Policia Rrugore iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe monopatinave që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në lëvizje.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›