E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia sulmon infrastrukturën civile në Ukrainë – Zelensky në Turqi, bisedime mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Një dron rus goditi një treg të mbuluar në qytetin lindor të Ukrainës, Nikopol, të shtunën, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 19 të tjerë. Zona në rajonin e Dnipropetrovskut, ndodhet në vijën e frontit dhe është vazhdimisht në qendër të sulmeve ruse. “Ky është një tjetër krim lufte i kryer nga Federata Ruse”- prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.

Në Kramatorsk, u raportua për të paktën 4 të vrarë dhe 4 të plagosur pas sulmeve ajrore ruse. Autoritetet e Ukrainës raportuan për të plagosur edhe në qytetet e Kharkivit dhe Symit. Forcat ajrore ukrainase deklaruan se Rusia lëshoi mbi 280 dronë gjatë natës, nga të cilët 260 u kapën. Në Rusi, një sulm me raketa dhe dronë në rajonin jugor të Rostovit në kufi me Ukrainën, la një person të vdekur dhe katër të plagosur rëndë sipas guvernatorit rajonal.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Stamboll për bisedime me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Zelensky këtë javë sinjalizoi se ishte gati për një armëpushim gjatë festave të Pashkëve, por Kremlini tha se nuk kishte marrë propozime të formuluara qartë.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për zgjatjen e luftës për të pushtuar më shumë territor dhe thotë se Moska nuk është e interesuar për paqen. Bisedimet mes dy palëve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, janë bllokuar nga lufta në Lindjen e Mesme. Por Zelensky tha t premten se kishte ftuar një delegacion amerikan në Ukrainë për të rinisur negociatat me Moskën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›