SHBA – FMN: Gjermania 0% rritje në 2025 mes pasigurisë ekonomike për shkak të tarifave amerikane

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-DPA/- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka parashikuar 0% rritje për PBB-në gjermane në vitin 2025 – mes pasigurisë ekonomike për shkak të tarifave amerikane.
Në Perspektivën e saj të fundit Ekonomike Botërore, organizata me qendër në Uashington tha se ekonomia më e madhe e Evropës nuk do të kishte rritje këtë vit – në kundërshtim me parashikimin e saj të janarit – ku FMN-ja tha se pritej një rritje prej 0,3%.
Këshilltari ekonomik i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas tha se politika e re tarifore e SHBA-së – e njoftuar së fundmi nga presidenti Donald Trump – do të çojë në një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes globale.
Ekonomia gjermane e bazuar në eksporte pritet të jetë veçanërisht e vështirë, ndërsa FMN-ja ka parashikuar një rritje prej 0% të produktit të brendshëm bruto (PBB) – duke e renditur vendin të fundit në grupin (G7) të vendeve të industrializuara. //a.i/