E Martë, 3 Nëntor 2026

Takime të hapura me komunitetin për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Mallakastrës

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dha lajme të mira për zhvillimin e turizmit në zonën e Mallakastrës.

Në një publikim në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja, bëri të ditur se, në kuadër të projektit “BE për zhvillimin ekonomik – Zhvillimi ekonomik lokal përmes turizmit me fokus në trashëgiminë kulturore”, janë zhvilluar dy takime të hapura me komunitetin e Mallakastrës, me qëllim prezantimin e veprimeve të angazhimit komunitar dhe propozimeve të trajnimeve të projektit.

Gjatë takimeve u prezantua aktiviteti i hartëzimit të komunitetit, i cili do të përfshijë territorin në muajt në vijim. Pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime në grup mbi burimet e territorit dhe vizionin e ardhshëm për zonën e Mallakastrës. Gjithashtu gjatë takimeve u prezantua kursi për guida turistike lokale, i cili do t’u ofrohet të rinjve të zonës në muajt në vijim.

Takimet u koordinuan nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), në bashkëpunim me Rajonin Emilia-Romagna dhe ART-ER, si dhe në koordinim me Bashkinë e Mallakastrës. /j.p/

1 nga 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›