E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Gjykata pezullon sërish ndalimin e hyrjes së studentëve të huaj në “Harvard”

UASHINGTON, 6 qershor /ATSH-DPA/- Një gjyqtare federale ka bllokuar sërish planin e qeverisë amerikane për të përjashtuar studentët e huaj nga universiteti elitar i Harvardit.

Gjyqtarja Allison Burroughs miratoi kërkesën e Harvardit për një urdhër të përkohshëm kufizues, duke ndaluar planin e qeverisë për të përjashtuar studentët e huaj.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi të mërkurën një deklaratë zyrtare – që pezullonte vizat ndërkombëtare për studentët për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare dhe mosrespektimit të kërkesave të agjencive federale.

“Vendimi i ri do të thotë se universiteti do të jetë në gjendje t’u rivendosë studentëve ndërkombëtarë mundësinë për të hyrë në vend për të ndjekur Harvardin deri në një seancë dëgjimore më 16 qershor”, sipas gazetës studentore “Harvard Crimson”.

Universiteti kishte ngritur një padi të ndryshuar kundër masës së qeverisë amerikane në Gjykatën e Masaçusets vetëm disa orë para vendimit të gjyqtares.

Në padi, “Harvard” akuzoi administratën e Trump se po përpiqej të bënte presion mbi institucionin me një vendim hakmarrës të paligjshëm.

Gjyqtarja Burroughs lëshoi ​​gjithashtu një urdhër ndalimi të përkohshëm në fund të majit, kur “Harvard” ngriti për herë të parë padi, kundër masave të administratës Trump. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›