E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Hegseth: Ushtria mund të godasë sërish Iranin në çdo moment

UASHINGTON, 8 prill /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara t[ Amerikës mbeten në gatishmëri të plotë për të ndërmarrë goditje të shpejta ushtarake, ndërkohë që ekziston shpresa se armëpushimi dyjavor i arritur mes SHBA-së dhe Iranit do të çojë në një përfundim të qëndrueshëm të konfliktit.

Duke folur në një konferencë për shtyp sot, Hegseth theksoi se SHBA “do të qëndrojë në terren” dhe nuk do të tërhiqet, me qëllim që të sigurojë respektimin e armëpushimit nga ana e Iranit dhe, në fund, arritjen e një marrëveshjeje.

“Forcat tona janë të përgatitura për mbrojtje, për ofensivë dhe për të rifilluar operacionet në çdo moment, me çdo objektiv që do të jetë i nevojshëm për të garantuar që Irani të respektojë marrëveshjen”, u shpreh ai.

Sipas tij, në më pak se gjashtë javë, SHBA-ja ka “shkatërruar plotësisht industrinë e mbrojtjes së Iranit”, një nga objektivat kryesore të misionit.

Ai shtoi se Teherani nuk është më në gjendje të prodhojë raketa apo dronë të rinj, megjithëse pranoi se Irani mund të ketë ende aftësi për të reaguar në raste të izoluara./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›