E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Kellogg: Trump autorizon Kievin të sulmojë në thellësi të territorit rus

UASHINGTON, 29 shtator /ATSH-ANSA/ –  Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka autorizuar Ukrainën të nisë sulme me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë.

I dërguari i posaçëm presidencial, Keith Kellogg, e bëri këtë deklaratë në kanalin televiziv ”Fox News”.

Sipas Kellogg, ”presidenti Donald Trump ka autorizuar sulme me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, por ndonjëherë Pentagoni nuk i ka dhënë Ukrainës autoritetin për t’i ekzekutuar ato”.

Kur u pyet se çfarë autorizoi SHBA-ja, Kellogg u përgjigj se Ukraina duhet të përdorë aftësinë e sulmit të thellësi të Rusisë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›