E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Melania Trump njofton kthimin e fëmijëve të ndarë nga lufta në Ukrainë

UASHINGTON, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump njoftoi sot  kthimin e disa fëmijëve që ishin ndarë nga familjet e tyre gjatë luftës në Ukrainë.

”Tetë fëmijët u ribashkuan me familjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit”, tha ajo në një fjalim të rrallë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilin presidenti Trump nuk mori pjesë.

”Tre nga fëmijët ishin ndarë nga prindërit e tyre për shkak të luftimeve në vijën e frontit dhe ishin dërguar në Rusi”, tha ajo.

Zonja e parë tha se Shtetet e Bashkuara ishin në kontakt me Kremlinin në lidhje me vendndodhjen e fëmijëve ukrainas dhe se më shumë fëmijë mund të ribashkoheshin me familjet e tyre.

Qeveria ukrainase raportoi në vitin 2023 se më shumë se 19 500 fëmijë ishin rrëmbyer në Rusi dhe territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska.

Në shtator, presidenti Volodymyr Zelensky tha se 1 625 të mitur ishin kthyer në territorin e kontrolluar nga qeveria.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi ​​një urdhërarresti për Putinin dhe Komisioneren Ruse të Fëmijëve, Maria Lvova-Belova në vitin 2023 me akuzat për rrëmbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›