E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Rubio: Asnjë përfshirje amerikane në sulmet izraelite ndaj Iranit

UASHINGTON, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Izraeli ka ndërmarrë veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulme kundër Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon, deklaroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

“Izraeli na ka komunikuar se beson që ky veprim është i nevojshëm për vetëmbrojtjen e tij” shtoi ai.

Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe mbeten në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat ose personelin amerikan”, theksoi Rubio.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur njëmbledhje qeveritare në Shtëpinë e Bardhë pas sulmeve izraelite ndaj Iranit, raporton CNN.

“Trump dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë i prisnin sulme izraelite ndaj Iranit këtë mbrëmje”, shkruan CNN.

Në një konferencë për shtyp dje, presidenti amerikan kishte thënë se “sulmi ishte i mundur”, por gjithashtu i kishte kërkuar Izraelit të mos e bënte atë.

Disa orë para bastisjes, manjati kishte shkruar në Truth se ”Shtetet e Bashkuara mbeteshin të përkushtuara ndaj një zgjidhjeje diplomatike”.

/os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›