E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Rubio: Dialogu me mirëbesim me Kievin është e vetmja mënyrë për paqe

UASHINGTON, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Dialogu me mirëbesim me Ukrainën është e vetmja rrugë përpara, i deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

”Rubio përshëndeti shkëmbimin e të burgosurve gjatë fundjavës dhe përsëriti thirrjet e presidentit Trump për dialog konstruktiv dhe me mirëbesim me Ukrainën si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës”, theksoi Departamenti i Shtetit.

Disa ditë më parë Rubio deklaroi se një marrëveshje armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin.

Duke folur përpara bisedimeve të planifikuara midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Turqi të premten, Rubio i tha se ”e vetmja mënyrë për të arritur një përparim është që Trump dhe Putin të ulen në tryezë”./     /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›