SHBA – Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-AFP/ – Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha sot se vendosja e trupave evropiane në Groenlandë “nuk ka ndikim në qëllimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të përvetësuar” territorin autonom danez.
“Nuk mendoj se vendosja e trupave në Evropë ka ndonjë ndikim në vendimmarrjen e presidentit dhe nuk ka asnjë ndikim në qëllimin e tij për të përvetësuar Groenlandën”, tha Karoline Leavitt gjatë një konference për shtyp.
Një kontingjent ushtarak francez me 15 trupa mbërriti në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, ndërsa edhe disa shtete evropiane kanë dërguar ushtarë atje si pjesë e një misioni.
Vendosja, e cila do të përfshijë gjithashtu personel nga Gjermania, Suedia, Norvegjia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, vjen ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të ushtrojë presion mbi pretendimin e tij për ishullin, i cili është një pjesë e Danimarkës./ a.jor.