E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Tarifat kundër Kinës rriten në 145%

UASHINGTON, 10 prill /ATSH/ – Lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës thellohet, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se tarifa e saj kundër Pekinit është 145%, sipas BBC.

Donald Trump njoftoi një tarifë 125% dje – por tani Shtëpia e Bardhë konfirmon se një tarifë ekzistuese prej 20% do të shtohet.

Pekini njoftoi më herët një tarifë prej 84% për mallrat amerikane që hyjnë në vend.

Ndërkohë, aksionet amerikane kanë rënë pas fitimeve të mëparshme në tregjet evropiane dhe aziatike dhe, në një moment, ”Amazon” dhe ”Apple” ranë 7% në ”Wall Street”.

Edhe BE vendosi në pritje tarifat hakmarrëse kundër SHBA-së, pasi Trump ndaloi rritjen e tarifave kundër Evropës për 90 ditë.

Me fjalë të tjera, tarifat totale ndaj Kinës, që tani janë në 145%, një shifër jashtëzakonisht e lartë, ka potencialin të ketë një ndikim shumë real, si tek konsumatorët në SHBA ashtu edhe në ekonominë e Kinës./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›