E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Anulohen sulmet e planifikuara ndaj Iranit pas bisedimeve të nivelit të lartë

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH/- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se ka anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, duke e lidhur vendimin me zhvillimet e fundit diplomatike dhe negociatat që, sipas tij, janë zhvilluar në nivelet më të larta të udhëheqjes iraniane dhe janë “miratuar në parim dhe në detaje”, raportoi BBC.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump tha se diskutimet kanë përfshirë një gamë të gjerë aktorësh ndërkombëtarë dhe rajonalë, përfshirë SHBA-në, Izraelin dhe disa shtete të Lindjes së Mesme si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia, Pakistani, Bahreini, Kuvajti dhe Jordania.

Sipas tij, të gjitha palët kanë rënë dakord për “parimet e një marrëveshjeje”, ndërsa procesi pritet të finalizohet me nënshkrim, në një kohë dhe vend, që ende nuk është bërë publik.

Ai shtoi gjithashtu se një formë “bllokade detare” do të vazhdojë të jetë në fuqi, deri në përmbylljen e marrëveshjes.

Nga ana e tij, Teherani nuk ka reaguar ende zyrtarisht ndaj deklaratave të fundit, ndërsa më herët zyrtarë iranianë paralajmëruan se një përshkallëzim ushtarak, do të mund ta çonte SHBA-në në një “konflikt të zgjatur dhe të kushtueshëm”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›